Lumi më i gjatë në Poloni - VISUA - buron nga malet, në jug të vendit. Burimet e saj: Biała Wisełka dhe Czarna Wisełka, ndodhen pranë fshatit Wisła, në Baraniej Góra (1107 m mbi nivelin e detit) në Beskids Silesian. Burimet e padukshme bashkohen duke krijuar kështu një lumë të madh që rrjedh nëpër 75 qytete, duke përfshirë qytetet më të mëdha polake: Krakóv, Varshavë, Toruń, Płock, Bydgoszcz dhe Gdańsk. Lumi me një gjatësi mbi 1000 km derdhet në Detin Baltik në veri të Polonisë.
Visua është një nga lumenjtë e fundit "të egër" në Evropë dhe habitat i një shumëllojshmërie peshqish dhe shpendësh, por jo vetëm për këtë arsyeje, ai është kthyer në një simbol të Polonisë dhe identitetit kombëtar. Për shekuj me radhe rreth tij u ndërtuan qytete, u kultivua toka dhe u përdor si mjet transporti. Transporti lumor i mallrave kryhej nga mahi dhe fshatarë, për të cilët kjo ishte një punë shtesë, sezonale. Me kalimin e viteve ata zhvilluan zakonet dhe fjalorin e tyre.
Visua lidhet nëpërmjet kanaleve me lumenjtë Oder, Neman dhe Dnieper. Që nga viti 2008, në Varshavë organizohet "Festivali Visua", i cili është një manifestim ujor në Visua, qëllimi i të cilit është promovimi i të gjitha formave të aktiviteteve ujore. Prej disa vitesh, Royal Flis është mbajtur në lumin Visua nga grykëderdhja e Przemszës deri në Gdańsk. Me iniciativën e Komitetit Social, Sejmi i Republikës së Polonisë e shpalli vitin 2017, ndër të tjera, si Vitin e lumit Visua.
Małgorzata Szlagowska-Skulska
malgorzata@ear.com.pl
Izabela Gierczak
iza@ear.com.pl
ORGANIZATOR
Fundacja Nowa Przestrzeń
Warszawa
+48 22 523 41 18